KreuCelebrity

Renée Zellweger në serialin televiziv “What/If”

Edhe Renée Zellweger zgjedh të marrë pjesë në botën e serialeve televizive. Aktorja simpatike që kapi majat e suksesit me rolin në filmin “The Diary of Bridget Jones” (Ditar i Bridget Jones) do të jetë protagonistja e “What / If”, një seri e krijuar nga autori i “Revenge”, Mike Kelley, prodhuar nga Rober Zemeckis dhe me regjisor Phillip Noyce.

 

E prezantuar si një “thriller shoqëror”, do të zbulojë lidhjen e asaj që ndodh kur njerëzit e mirë fillojnë të bëjnë gjëra të papranueshme.

Netflix ka urdhëruar një sezon të ri prej 10 episodesh dhe fillimi i xhirimeve është është parashikuar për shtator në Los Angeles. Sezoni do të përqendrohet tek një çift i sapomartuar, të cilët pranojnë propozimin e dyshimtë të një gruaje të fuqishme (Zellweger) për të shmangur shkatërrimin e tyre financiar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF