Leonora Jakupi dedikim special: Ti je dashuri pa kufi, pa kushte!

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, në ditën e  Kurban Bajramit  ka uruar të gjithë fansat e saj për Festën, por ka shfrytëzuar mundësinë edhe për t’u bërë thirrje njerezërve që githmonë të mendojnë më shumë edhe për të tjerët.

“Ndihmo, dhuro, jep gjithçka nga vetja jote t’i gëzosh të tjerët. Jo vetëm për Bajram apo festë tjetër, por çdo ditë që qelë. Dhe kujto kur ta bësh këtë veprim se “dora e majtë nuk duhet të sheh atë të djathtën”, bëje për vete për nevojtarët”, janë fjalët e këngëtares bukuroshe në urimin e saj.

Për të vijuar më pas me postimin e radhës, teksa shfaqet e veshur shumë elegante me një fustan jeshil në krahët e mamasës të saj, shoqëruar me një diçiturë plot ndenjë e dashuri, siç e meriton fort çdo nënë.

“Ti je dashuri pa kushte, pa kufi”, ka shkruar ajo poshtë fotos, teksa na prezanton edhe me mamanë e saj, duke zbuluar pa dashje edhe shkakun e bukurisë.

Previous ArticleNext Article