3 këpucë legjendare (dhe zëvendësimet tona për to!)

Një femër mund të ketë shumë veshje të preferuara, që nga bluzat e deri te fustanet, duke përfshirë edhe aksesorë si stoli dhe çanta. Megjithatë, nuk mendojmë se gabohemi kur themi që këpucët, të hijshme, me taka gjilpërë dhe të shkëlqyeshme si të reflektojnë diellin, e bëjnë femrën të ndihet një tjetër person, duke ia dhjetëfishuar vetëbesimin. Nuk kishte faj Carrie Bradshaw që ishte e marrosur pas këpucëve të saj!

Të gjitha ne femrat e dimë momentin e ëmbël kur i dominojmë takat si të jemi Naomi Campbell në pasarelë. Pale kur takat bëjnë atë zhurmën karakteristike “klak-klak-klak”, që i bën njerëzit të kthejnë kokën për të parë se cila është kjo femër që s’ngurron ta bëjë të ditur prezencën e saj. Nuk e duam dhe e duam atë vëmendje… është si një guilty pleasure nga e cila nuk heqim dot dorë.

Jemi rritur me njerëzit, shumica prej të cilëve janë meshkuj, që na pyesin se si ia dalim të ecim me këto krijime që sfidojnë gravitetin, dhe mbi të gjitha, vetë ne femrat zgjedhim me dëshirë t’i hyjmë kësaj torture. Megjithatë, po të tregohemi të sinqerta me veten, a ka zgjedhje më të mirë? Gati-gati duhet të na vijë keq për burrat, që ngelen vetëm te këpucët formale dhe atletet. Mund të mos e kuptojmë çdo ditë, por është vërtet bukur të jesh femër!

Për të marrosurat mbas këpucëve, ju sjellim 3 këpucë legjendare nga më të pazakontat; që nga këpuca prej qelqi që e nisi të gjithë fiksimin me takat fine, e deri te këpucë futuristike avant-garde, si dhe zëvendësimet e Shop Bordo për ju!

1. Këpucët e rubinit (Magjistari i Ozit)

Ndonëse ky tregim fantastik është më tepër i përhapur në SH.B.A. dhe është një përrallë klasike atje, fama e këpucëve të kuqe që Doroti i fitoi kur vrau Shtrigën e Keqe të Lindjes ka mbërritur edhe në kontinente të tjera. Filmi “Magjistari i Ozit” (1939) me Judy Garland ndikoi edhe më tej, duke i kthyer për ato vite në “këpucët e Hirushes versioni 2.0”.

ÇFARË KA SHOP BORDO PËR JU: Vërtet s’kemi këpucë rubini me fuqi magjike, por të thuash që ke këpucë “Christian Louboutin” me çmimin 240€, nuk ke thënë pak! Këpucët “Christian Louboutin” janë një legjendë më vete, dhe kanë të njëjtin shkëlqim si këpucët e Dorotit.

Për t’i bërë tuajat këto këpucë fantastike, klikoni këtu.

Këpucë “Christian Louboutin”, gjenden në Shop Bordo

Doni diçka më flakë të kuqe, të stinës dhe pse jo, më ekonomike? Këpucët Altramarea të sapoardhura janë çfarë ju duhet! Gjendje fantastike, vetëm 60€, me 50% ulje nga çmimi retail!

Për të parë & porositur këpucët Altramarea, klikoni këtu.

Këpucë “Altramarea”, gjenden në Shop Bordo

2. Këpucët e kristalit (Hirushja)

Trajtuam këpucët e rubinit, por nuk mund të mos trajtojmë edhe origjinën e tyre, këpucët e kristalit. Nëse ka tregim që nisi obsesionin e femrave me këpucët, është përralla e Hirushes. Filmi i animuar i Disney na bëri të ëndërrojmë për këpucët e kristalit edhe ca më shumë, aq bukur sa dukeshin në këmbët fine të heroinës. Dihet fare mirë që të mundohemi të ecim në këpucë kristali do të rezultonte minimalisht në këmbë të gjakosura, por kjo nuk na ndalon që t’i lakmojmë këto këpucë ëndrrash.

ÇFARË KA SHOP BORDO PËR JU: Nuk kemi këpucë kristali, për arsye të dukshme, por kemi këpucë “Rocco P.” të arta, të thurura bukur dhe të punuara me dorë, me shumë dashuri, si çdo këpucë “Rocco P.”. Vetëm princeshat mund të veshin këpucë të arta, të krijuara posaçërisht për to. Elementi ekstra i tyre? Këpucët “Rocco P.” janë shfaqur edhe në editorialin e revistës “Bordo”, shkurt-mars 2017.

Çmimi? Nga çmimi retail 550€, rrëmbejini për 150€! Në gjendje TË RE!

Për t’i bërë tuajat këto këpucë fantastike, klikoni këtu.

Këpucë “Rocco P.”, gjenden në Shop Bordo

3. Këpucët Armadillo (Alexander McQueen)

Fare pak persona mund të kenë dëgjuar për Daphne Guiness, ndonëse ajo nuk është aspak një person për t’u anashkaluar. Trashëgimtare e perandorisë Guiness, ikonë mode dhe muza frymëzuese edhe për vetë stilin e Lady Gaga-s, është Daphne ajo që ka provuar e para stilet avant-garde dhe futuristike, si të kenë dalë nga Kapitoli i “The Hunger Games”. Një nga veshjet më të çmendura që i kemi parë asaj kanë qenë këpucët Armadillo, krijuar nga miku i saj i shtrenjtë Alexander McQueen. Më pas, sigurisht këpucët u veshën edhe nga Lady Gaga, por ishte Daphne ajo që guxoi t’i vishte e para në publik. Sado surreale të duken disa koncepte mode, dhe të mendoni që ju vetë nuk do t’i vishnit kurrë krijime të tilla, ja që del gjithnjë dikush që i vlerëson ato.

Daphne Guiness & Lady Gaga

ÇFARË KA SHOP BORDO PËR JU: Mos u trembni! Nuk kemi këpucë kaq ekstreme, por padyshim që kemi diçka që na kujtoi stilin e Lady Gaga-s sapo i pamë. Ju sjellim këto këpucë “Fendi”, veçantia e të cilave qëndron në takën e tyre gjeometrike 3D. Ndonëse këpucët janë vetëm niveli 1 i asaj çfarë do të vishte Lady Gaga apo Daphne Guiness, nuk mohohet që e përcjellin mirë bazën e stilit të tyre, por të përshtatur për ditë të zakonshme, dhe jo për tapetin e kuq! Vetëm 120€!

Për t’i bërë tuajat këto këpucë fantastike, klikoni këtu.

Këpucë “Fendi”, ndodhen në Shop Bordo

 

Burimi/Shopbordo.al

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article