Arbana Osmani heshti, por Top-i na tregoi ç’do bëhet me të! 0 1266

Një enigmë e madhe ka shoqëruar të ardhmen televizive të moderatores së njohur Arbana Osmani! E tërhequr nga rrjetet sociale që prej mbylljes së programit të saj të njohur “Dua të të bëj të lumtur” transmetuar në Top Channel, Arbana krijoi pikëpyetje lidhur me vazhdimësinë e programit.



Por tashmë të gjitha këto i përkasintë shkuarës sepse ka qenë vetë Top Channel qe ka sqaruar teleshikuesit se çfarë do te bëhet me “Dua të të bëj të lumtur”.

Në siglën promovuese të sezonit të ri dhe gjithë programeve kryesore që do të sjellë Top Channel këtë sezon shfaqet edhe emisioni “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, duke shuar një herë e mirë thashethemet apo zërat për vazhdimësinë e tij dhe të Arbanës në Top. Me gjasa speklakli më prekës në ekranet shqiptare do te nisë transmetimin pas mbylljes se “Shiko kush luan” siç ndodhi edhe vitin e shkuar.

Previous ArticleNext Article