Lëvizje e bujshme! Beti Njuma merr postin e rëndësishëm në Ora News

Gazetarja e njohur Beti Njuma thuhet se është në prag të një lëvizje të bujshme televizive. Sipas Newsbomb, Njuma pritet të largohet nga Top Channel pas 14 vitesh eksperiencë pas një oferte që i është bërë nga pronari i Ora News, Ylli Ndroqi.

Zërat thonë se Beti Njumës i është propozuar posti i drejtoreshës së informacionit, post i cili mbeti bosh pas largimit të Ilva Tares, e cila ishte në krye të këtij departamenti kohëve të fundit.

Lajmi mbetet ende në kuadrin e thashethemeve pasi deri me tani ende asnjë nga protagonistët nuk ka konfirmuar asgjë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article