Diçka e rrallë do të pushtojë qendrën e Tiranës të dielën! 0 901

29 shtatori do t’ju bëjë të mblidheni në qendër të Tiranës, në sheshin Skëndërbej. Jo më kot jua themi këtë!

Është Ambasada Franceze ajo që ka ftuar në Tiranë një ndër kompanitë më të rëndësishme të cirkut dhe performancës në Francë dhe Evropë- kompaninë “Transe Express”- për të prezantuar shfaqjen e saj “Mobile Homme”.

Destinacioni i përzgjedhur do të jetë Sheshi Skëndërbej, i cili do të shndërrohet në një vend magjik për të gjithë spektatorët dhe adhuruesit e artit dhe të bukurës. Kompania, një ndër më të rëndësishmet në këtë lloj arti dhe e themeluar që në vititn 1982, performon në ambiente të hapura dhe është e specializuar në artin “qiellor”, në lartësi dhe qiell të hapur dhe eksplorojnë të gjitha zhanret artistike dhe format e të shprehurit në spektaklet e tyre : muzika, kërcimi, artet plastike, performancat, cirku, loja me zjarr, metalurgjia, teatri.

Shfaqja që do të jepet të dielën në Tiranë është shfaqur më herët në gjithë botën, që nga Parisi në New York nga Evropa në Azi. Spektakli “Mobile Homme” zhvillohet në tokë ku deambulojnë muzikantë, performues cirku dhe valltarë, dhe në ajër mbi një vinç 40 metra lart nga toka, ku disa nënoficerë i bien baterive e daulleve ne një fanfare qiellore. Imagjinoni më pas një trapeziste delikate që lëviz në zemër të këtij « bistaku » ajror dhe valëvitet në ajër në lëvizje të lirë.

Previous ArticleNext Article