Lori Hoxha i ndjek të gjithë prezantuesit e Top-it përveç këtij emri….

Trashëgimtarja e Top Media duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë me pothuajse të gjithë emrat e njohur të ekranit të Top Channel. Ose të paktën kjo na është lënë të kuptohet nga ‘liket’, komentet, apo ‘follow-t’ në Instagram që Lori Hoxha u bën punonjësve të saj. Sepse duam s’duam instagrami është kthyer në një tregues të marrëdhënieve të njerëzve, ndaj gjatë një kërkimi të shkurtër që ne bëmë në llogarinë e Lorit, vumë re që ajo i ndjek të gjithë emrat e njohur të ekranit të Top Channel, e po ashtu të Digitalb, ama përveç njërit…

Kelvi Kadilli moderatori i “Pop Culture” duket se nuk është ndër të preferuarit e Hoxhës, pasi në listën e personave që ajo ndjek emir i tij nuk ndodhet. Sigurisht që ai vetë e ndjek Lorin. Kujtojmë se moderatori ishte një ndër të parët që arriti t’i rrëmbejë një intervistë trashëgimtares së Top Channel, rreth 3 vite më parë, kohë kur ai ishte pjesë e ekranit të InTv. Mesa duket Kelvi nuk ka arritur të krijojë miqësi me Lorin, aq sa ajo ta bëjë pjesë të miqve të saj në Instagram.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article