KreuCelebrity

Kylie Jenner zbulon se ka ndryshuar emrin e vajzës së saj Stormi Weber në momentin e fundit!

Pas një shtatzanie të fshehtë që tregoi se klani I Kardashianëve në fakt mund të mbajë një secret kur do me të vërtetë, Kylie Jenner zbuloi lindjen e vajzës së saj të parë në 4 Shkurt të këtij viti, tre ditë pas lindjes së saj. Në datën 6 Shkurt ajo tregoi edhe emrin e saj, Stormi Ëebster, duke I surprizuar fansat të cilët mendonin se do të quhej Butterfly ose Posie.

Nëna e re Kylie ka zbuluar së fundmi se në fakt ajo e ndryshoi emrin e vajzës së saj në minutën e fundit në një mënyrë krejt spontane. Pasi u shfaq në videon për makijazhin e Hallouinit me yllin e youtube James Charles ajo zbuloi se si e gjeti emrin e vajzës së saj në fillim.

“Po kontrolloja për emra natyre të inspiruar nga moti apo toka dhe gjeta Storm, thjeshtë Storm. Më pas po mendoja që ti shtoja një ‘-ie” në fund që të ngjasonte me emrin tim kështu që vendosa ta quaja Stormie. Çdo gjë që I kisha blerë ishin me emrin Stormie me ‘-ie’ në fund por në fakt nuk ështe se e kisha ndarë mendjen tamam se do e quaja ashtu. Mendj se Stormi është emri që ajo e zgjodhi që kur ishte në barkun tim.” Kur e thirrën për çertifikatën e lindjes ajo e rregjistroi me emrin Stormi dhe jo Stormie.

Burimi/Marie Claire

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF