KreuArt

Kush është Kerry Washingon dhe rolet e saj më të spikatura!

Pas 7 sezonesh Olivia Pope, personazhi kryesor i Scandal do të njihet si një nga femrat më të fuqishme në historinë e televizionit, por kush është Kerry Washington?

Kerry Marisa Washington është një aktore Amerikane që ka fituar famë në serialin e njohur Scandal në rolin e Olivia Pope. Vajza nga Bronksi dhe fëmija i vetëm i një pedagogeje dhe një biznesmeni filloi të performonte nëpër  filma serialë të shkurtër me tematika mbi seksin e sigurt kur ishte adoleshente. Ajo ka ndjekur shkollën e mesme prestigjoze në New York vetëm për vajza ‘Spence School’ dhe Universitetin ‘George Washington’ në Washington D.C.

Duke u futur në brendësi të personazheve që Washington ka portretizuar, vëren se rolet me një kuptim specifik, personazhet që shfaqin humanizëm dhe realitetin e shoqërisë ku ne jetojmë është ajo çka e bën atë një aktore kaq të fuqishme. Ajo ka sjellë në jetë personazhe nga të gjitha sferat e jetës: një nënë të re në gjimnaz (Save the last Dance): një prostitutë transeksuale (Life is not a Cracktown); një nga gratë e një diktatori (The Last King of Scotland): një skllave të keqtrajtuar (Django Unchained); një grua me ngjyrë e cila ndreq problemet e njerëzve të bardhë në kryeqytetin e vendit (Scandal).

“Më tërheqin historitë që mendoj se na lejojnë të shohim gjërat në një këndvështrim tjetër dhe tu japim zë personazheve që ne tentojmë ti largojmë ng vetja si shoqëri, histori që na bëjnë të ndalojmë dhe të marrim në konsideratë njerëz të tjerë dhe të vendosim veten në këpucët e tyre,” thotë Washington. Për shumë njerëz, personazhet e mi mund të jenë ato pak gra zezake me të cilat kalojnë kohën prandaj që unë kam përgjegjësinë që ta shfaq atë ndryshe nga stereotipet dhe normat shoqërore.”

Ajo tashmë ka krijuar kompaninë e saj të prodhimit Simpson Street, e cila përfshin disa filma dhe seriale televizive si, The Mothers, një përshtatje të filmit Warner Brothers të romanit të Brit Bennet; komedia 24-7 me Eva Longorian; thrilleri psikologjik The Perfect Mother; dhe një përshtatje e romanit best-seller të Celeste Ng, Little Fires Everywhere for Hulu, në të cilin ajo luan bashkë me aktoren Reese Witherspoon.

E vetëquajtura “vajza peshkope e teatrit” do të kthehet në skenën e Brodway me veprën American Son. Drama e cila do të shfaqet në 4 Nëntor eksploron lidhjet racore në Amerikë. “Teatri është një pjesë e rëndësishme se përse rashë në dashuri me aktrimin,” thotë ajo, “Dhe nuk kam qenë në gjendje ta bëj për shkak të Scandal. Më pëlqen të jem në të njëjtin vend me audiencën. Teatri më fal një qetësi medituese pasi në Televizion çdo ditë ndryshon. Të përkushtohesh për të shkuar në të njëjtin vend dhe të thuash të njëjtat fjalë, të ecësh në të njëjtën rrugë është njësoj si një labirint në një manastir ku bota rreth teje ndryshon por ti jo. Ti përkushtohesh për të njëjtën detyrë dhe mëson shumë nga kjo. Hera e fundit që jam marrë me teatër, transformoi të gjithë jetën time. Aty takova bashkëshortin tim.”

Përsa i përket mëmësisë ajo thotë se për të është gjithçka. “Fëmijët e mi janë mësuesit e mi.” thotë ajo. “Zoti na dërgon fëmijët që na duhen kështu që ne mund të rritemi për të qenë prindërit që ata kanë nevojë. Fëmijët që m’u dërguan mua janë perfektë dhe unë duhet të zbuloj si të rritem që të mund të jem e vërtetë për ta. Jam gjithnjë duke mësuar dhe sfiduar veten time që të ketë vend për perfeksionin dhe bukurinë e tyre.”

Seriali Scandal shënoi arritjen më të madhe në karrierrën e saj pasi personazhi i saj ishte i pari personazh më ngjyrë pas 40 vjetësh që kishte rolin kryesor në një serial.

Burimi/Marie Claire

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF