Shokuese, gruaja bie nga kati i 27-të duke bërë një selfie 0 449

Dëshira për të bërë një selfie të bukur i ka marrë jetën një 27-vjeçareje në qytetin e Panamasë. Sandra Manuela nënë e dy fëmijëve me origjinë nga Portugalia pasi ka dalë në ballkonin e ndërtesës “Luxor Tower” në katin e 27-të ka hipur mbi parvazin e ballkonit për t’i bërë vetes një fotografi.



Por e gjitha rezultoi fatale pasi Sandra nuk arriti dot të mbajë ekuilibrin dhe ka rënë nga ndërtesa duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dëshmitarët janë shprehur se kanë parë të bie trupi nga lartësia dhe pamja ka qenë e tmerrshme! Sandra mendohet të kishte ardhur nga Portugalia për të punuar si mësuese në Panama!


Sipas një studimi në Indi 259 veta kanë gjetur vdekjen duke bërë një selfie vetëm në vitin 2017.

Previous ArticleNext Article