KreuStil Jetese

Një tjetër festë në familjen Berisha

Pas ceremonisë së fejesës së djalit të madh e të vetëm të familjes Berisha, Shkëlzenit me partneren e tij Armina Mevlani, festat nuk kanë mbaruar.

Ditën e sotme, më 15 tetor, feston ditëlindjen ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Lideri historik i së djathtës shqiptare mbush sot 74-vjeç dhe ka zgjedhur që në rrjetin social Facebook ku ëhstë aktiv ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij Liri Berisha. “Sot dita e te gjitha diteve te mia, 74 vjetori i lindjes! Falenderim te perzemert dhe mirenjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur per udhetimin mahnites qe me keni dhuruar! sb”-, shkruan Berisha.

Mesa duket 14-15 tetori do të jetë gjithmonë një datë e rëndësishme në familjen Berisha, nga njëra anë Armina dhe Shkëlzeni do të kujtojnë datën e fejesës së tyre, ndërsa një ditë më pas festohet ditëlindja e vjehrrit të blogeres së njohur.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF