Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Vallbona Mema ka qenë e ftuar në emisionin e së shtunës në Top Channel, “Shiko kush Luan”. E veshur me një jumpsuit të bardhë pas trupit me mëngë të rëna te shpatullat, këngëtarja e cila ka humbur edhe shumë kilogramë nga pesha dukej në formë shumë të mirë fizike.
E lidhur me paraqitjen e saj të kohëve të fundit dhe pamjen e saj të jashtme ka qenë edhe njëra nga pyetjet që i është bërë asaj në njërën nga lojrat. “Një shprehje thotë se femrat kur zbukurohen ose e bëjnë për njëra-tjetrën ose për njeriun e zemrës. A ka ardhur ai”- ka qenë pyetja e produksionit të emisionit të cilës këngëtarja e dha një përgjigje të sinqertë e shumë të bukur duke përmendur edhe bashkëshortin e saj që nuk jeton më.
“Jo nuk besoj se mund te vij. Ka ardhur një herë përpara 30 vjetësh dhe nuk vjen më. Ai është babai i fëmijëve të mi dhe unë jam e dashuruar me të”.
Valbona Mema është nënë e dy fëmijëve tashmë të rritur dhe bashkëshorti i saj muzikant. Sokoli ndërroi jetë 16 vite më parë nga një sëmundje e rëndë kur këngëtarja ishte e re dhe fëmijët ishin te vegjël. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin dhe dashurinë për “dashurinë e jetës së saj” edhe pas ikjes së tij në moshë fare të re, madje edhe në trup ka bërë tatuazh imazhin e tij.
Sot Valbona vijon suksesshëm karrierën ndërsa dy fëmijët e saj janë rritur tashmë dhe djali është 25 vjeç ndërsa vajza Marsa 21.