
Duket se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit. Ndaj vjeshtës e temperaturave “bujare” duhet t’i themi mirupafshim të pakten për disa javë! Duke filluar nga nata që lamë pas, Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës dhe duket se situata do të përkeqësohet nga dita e martë e javës që vjen.
“Vijojnë reshjet e shiut dhe dëborës sonte gjatë natës dhe ditën e dielë në zonat Jugore; reshje më të pakta do të ketë në zonat Lindore. Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje të izoluara. E hëna përmireson përkohesisht kushtet e motit por mbrëmja dhe e marta ri-sjellin reshjet në territor. Temperaturat e ajrit mbeten të uleta në fundjavë dhe të hënen ndërsa rritje graduale pritet për të martën dhe ne vijim; më e ndjeshme në temperaturat minimale të cilat parashikohet të kalojne në vlera mbi ZERO,” – sqaron Meteoalb.
Burimi: Ballkanweb
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)