Ndjekësi i thotë “Pse je bërë kaq shumë”, Suada Sherifi si vlonjate s’ja përton fare 0 551

Ish-miss Albania Suada Sherifi ka gjetur kohë të dielën në mbrëmje për t’ju përgjigjur disa pyetjeve dhe kurioziteteve të ndjekësve të saj në Instagram. Ndërsa nuk mungojnë komplimentet, ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet edhe kritikave për ndërhyrjet estetike që ka realizuar së fundmi në fytyrë, e që ndjekësit ja kanë vënë në dukje edhe përmes pyetjeve.



“Pse je bërë kaq shumë? Ishe shumë e bukur natyrale, sa keq që të kapi edhe ty kjo sëmindja e pasigurisë”– është njëra nga pyetjet e bëra të cilën Suada nuk e ka lënë pa përgjigje. Si një vlonjate e vërtetë, ajo i është përgjigjur prerazi: “Unë bëj ca të dua përsa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë! S’do rri të bëj si nëna natyrë këtu…Por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s’kam pasur nevojë…por as jam penduar për çfarë kam bërë.

Suada Sherifi është zgjedhur “Miss Albania” në vitin 2005 kur ishte në moshën 17-vjeçare ndërsa sot punon si juriste dhe ka familjen e saj me bashkëshortin me të cilin zbuloi se është lidhur para 4 vitesh dhe me një vajzë të vogël 2-vjeçare të quajtur Deizi.

Previous ArticleNext Article