10 rregulla të thjeshtë që duhet të ndiqni për t’u dukur më bukur në postet e instagramit!

Të gjithë duan të dalin bukur në fotot që postojnë në rrjetet e tyre sociale prandaj më poshtë ju paraqesim disa rregulla shumë të thjeshta si të dukeni sa më bukur.

Ana e majtë e fytyrës është pjesa më e mirë dhe në fakt kjo është e provuar edhe shkencërisht në një studim të kryer në 2012-ën nga Universiteti Wake Forest në Karolinën e Jugut.

 



Mos qëndroni afër kamerës pasi do të dukeni shumë të mëdhenj.

Thoni “Thursday.’ Na kanë mësuar që kur dalim në foto të themi ‘cheese’ por në fakt goja nuk duket edhe aq mirë prandaj nëse thoni ‘Thursday’ si Emily Ratajkowski fytyra juaj do të duket më e relaksuar.

Qeshni me gjuhë. Kur doni të dilni duke qeshur shtyjeni gjuhën drejt dhëmbëve dhe do të dukeni shumë herë më bukur.

Nëse e prisni fotografinë mund të mendoni se është më e lehtë por në fakt fotoja nuk do të duket edhe aq mirë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të të bëni një foto ku të përfshini të gjithë fytyrën ose trupin në një imazh pa e prerë foton.

Bëni foto nga lart pasi fytyra do të duket më e këndshme dhe krijon këndet e duhura për foto.

Ose nëse jeni me fat të keni një shoqe/shok të duruar dhe t’ju bëjë një foto nga lart ku do të dukeni super.

Ose një foto me kënd poshtë që është një mënyrë për të bërë që gjymtyrët të duken më të gjatë dhe figura më e hollë.

Dhe e fundit-qetësohuni. Qetësohuni para se të bëni një foto.

Previous ArticleNext Article