Ronela Hajati para finales së Këngës Magjike: “Kam dashur të heq dorë” 0 1046

Kur ka mbetur edhe një ditë nga finalja e madhe e festivlait “Kënga MAgjike”, këngëtarja Ronela Hajati ka zgjedhur të shpërndajë një mesazh falenderues për gjithë mbështetësist dhe fansat e saj.



Më anë të një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram, Ronela- një ndër pretendentet për çmmimin e parë të këtij edicioni- i drejtohet publikut që e ka mbështetur për 20 vitet e karrierës së saj. Ajo ka rrëfyer se si mezi priste që të ndizeshin dritat e skenës, që nga hera e parë kur është ngjitur në skenë në një festival fëmijësh. “Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete. Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht…”, shkruan Ronela.

Ajo ka vijuar më tej shkrimin e saj kur thotë se është rikthyer pas 5 vitesh në skenën e festivalin e Këngës Magjike, festival ku këngët e saj u bënë bazë e krrierës së saj muzikore. “Unë ju kam fituar ju. Siç e kam ndjerë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë, Ronela”, përfundon këngëtarja.

Ronela Hajati konkurron në këtë edicion të 20-të të festivalit me këngën “Vuj” një krijim muzikor që është pritur shumë mirë nga publiku e që sot 1 muaj pas publikimit numëron gati 2.5 milion shikime në kanalin muzikor YouTube.

Previous ArticleNext Article