PLAS SHERRI mes këngëtareve shqiptare: “Më kthe xhinset e mia”

Një deklaratë e bërë të shtunën në emisioni “Shiko kush Luan” në Top Channel është bërë shkak për një përplasje mes dy këngëtareve të njohura Rina Balaj dhe Gordana Kingji e njohur si Baby Gee. Si pjesë e njërës prej lojrave “Sfida e Paintball”, Rina është pyetur se cila prej këngëtareve të vendosura përballë është më e dobët dhe ajo ka shenjestruar me pistoletë reperen Baby Gee.

Kaq ka mjaftuar që kjo e fundit të reagojë ndaj këtij veprimi të kënëgtares duke publikuar një video me fragmente të emisionit si dhe një moment nga e kaluara kur dy vajzat ishin mikesha. “Si mundet dikush të jetë edhe fans edhe të të urrej? Më vjen keq që e ke ul aq poshtë Onrecords, asgjë më shumë. ka vetëm dashuri he fakte nga ana ime. Ah gjithashtu më kthe xhinset lol.”

Pas kësaj, vet Rina ka publikuar një shkrim në story duke thënë se ajo nuk ka kohë të urrej ata që e urrejë sepse është shumë e zënë duke dashur ata që e duan.

Rina dhe Baby Gee dikur kanë qenë mikesha dhe pjesë e të njëjtës shtëpi muzikore por duket se që pas largimit të Baby Gee nga Onrecords, edhe marrëdhënia e tyre është prishur.

Previous ArticleNext Article