Si të shkëlqeni veshur me ngjyrën e bardhë të dimrit!

Nuk ka mënyrë më të shpejtë për t’u dukur fantastike dhe me një pamje rinore sesa të kombinoni ngjyrën e bardhë me të bardhën. Mbani shënim disa ide fantastike kombinimi të ngjyrës së bardhë nga stili i rrugës për t’u dukir sa më ‘cool’.


Një këmishë interesante pambuku e kombinuar me një palë pantallona të bardha është kombinimi perfekt si për mbrëmje po ashtu edhe për zyrë.

Pantallonat e bardha me një bluzë të madhe të thurur po ashtu të bardhë janë kombinimi perfekt i dimrit.



Kur ka qenë një jumsuit i bukur një ide e keqe? Veshur vetëm me të bardha dhe një palë çizme cowboy është pamja IN e momentit.

Frymëzohuni nga Caroline Daur dhe kombinoni një fund festash me një bluzë të bardhë fantastike.

Një palë pantallona të bardha elegante kombinohen shumë mirë me një bluzë të gjerë sportive.

Një xhaketë e bukur zonjash do të duket fantastike veshur me gjithçka duke filluar nga xhinset e deri te minifundi.

Një palë çizme perfekte të bardha janë ato që ju duhen. Sa më tê gjata aq më mirë.

Një pallto e madhe arush jo vetëm do t’ju mbajë ngrohtë por do të dukeni edhe shik.

Ngjyra e bardhë e dimrit është perfekte për në mbrëmje. Provoni një fustan të thjeshtë me rripa dhe një pallto të gjatë deri te këmbët si Rosie Huntington Whitley.

A ka gjë më të bukur se një kostum i bukur i bardhë i qepur me dorë si ai i Victoria Beckham?

Previous ArticleNext Article