Nuk fitoi “Festivalin e Këngës”; Soni Malaj reagon pas finales!

Gjatë gjithë këtyre ditëve emri i Soni Malaj ishte ndër opsionet pretendente për të marrë çmimin e parë në garën e Festivalit të Këngês në RTSH. Në sondazhe të ndryshme apo komente të publikut në rrjete sociale, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi ishin dy emrat mes të cilave ndahej fitorja e kësaj gare. Por ajo që triumfoi finalen e Fest ’57-të ishte Jonida Maliqi, ndaj kolegia Malaj ka reaguar sot për herë të parë nëpërmjet një postimi në rrjetin social instagram ku shkruan:


“Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi se si muzika ime mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj, ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurrë më parë. U riktheva në një garë, duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë me të cilën besoj, edhe nga mbështetja juaj do ta kemi refren gjatë së bashku! Në çdo rrugëtim unë kam nxjerrë mësimet e mia…. Të këtij dhjetori i kam në zemër! Urime kolegëve me të cilët ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael”


Soni Malaj u paraqit në Festival me këngën “Më e fortë”, një mesazh për femrat që ja dalin vetë, të cilën e shoqëroi edhe me performancë kërcimi.

Previous ArticleNext Article