Marina nën ‘tutelën’ e Getoarit: reperi e lë pa punë!  

Ka më shumë se një vit që kur Marina Vjollca është shfaqur për herë të fundit në ekran me programin “C’est la vie”,  e me gjasë do të kalojë ende shumë kohë derisa ajo të na përshëndesi sërish nga ‘dritarja magjike’.

E ardhmja e bukuroshes në televizon duket se është vënë në pikëpyetje të madhe; e kjo për shkak të bashkëshortit Getoarit. Sipas “Panorama”, programi që u tha se do ta sillte Marinën në ekran në shkurt të vitit 2019 është anuluar. Bëhej fjalë për një show me talente nga fusha të ndryshme ku Getoari do të ishte pjesë e jurisë.

Mësohet se drejtuesit e televizionit Klan nuk kanë rënë dakort me kushtet e vendosura nga reperi për të qenë pjesë e kësaj jurie, duke anuluar krejtësisht projektin e emisionit.Në këtë moment bukuroshja Vjollca, ‘de facto’ ka mbetur jashtë ekranit, pasi drejtuesit e Tv Klan nuk po gjejnë një program që mund t’i shkojë për shtat moderatores e njëkohësisht pretendimeve të bashkëshortit të saj.

Burime pranë çiftit kanë bërë me dije për “Panorama” se Selimi kontrollon çdo gjë në karrierën e gruas së tij, që nga programet e deri tek veshjet e skenës, për të cilat ai kujdeset që të jenë jo shumë të ekspozuara.

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article