Rita Ora zbulon publikisht, atë që s’kemi ditur për të!

Ajo është e njohur për vetbesimin e saj të zjarrtë dhe që e thotë hapur mendimin e saj. Por Rita Ora ka zbuluar në një intervistë për “Love Magazine” se ajo ‘është nervoze gjatë gjithë kohës dhe ‘se nuk është kurrë e kënaqur’.

Këngëtarja u shfaq e zhveshur në një video teksa rrëfente: “Unë gjithmonë kam dashur të bëj diçka tjetër, dicka më shumë. Nuk jam ndalur asnjëherë. Kam lëvizur, kam punuar”. Duke folur për të qënit gjithmonë nervoze, ylli i muzikës tha: “Ndonjëherë eshtë e vështirë dhe njerëzit mund të të mos kuptojnë”.

28-vjeçarja nga Kosova ka folur edhe për shkëlqimin e saj të shpejtë në muzikë, shumë vite më parë duke pohuar; ‘Është e vërtetë, të duhet vetëm dikush që të besojë te ty dhe pastaj ti ndjen se mund të bësh gjithçka”.

Previous ArticleNext Article