Më në fund caktohet data e saktë se kur nis “E Diell”

U zgjat e u stërzgjat fillimi i programit të së dielës në Top Channel. Pasi u tha se “E Diell” do të niste këtë fillim sezoni, për arsye të ndryshme u shty disa herë, derisa më në fund qenka vendosur.

“E Diell” do të nisë më 27 janar 2019. Datën e saktë e ka zbuluar moderatorja që do të jetë ‘e zonja e shtëpisë’ këtë edicion, Fjoralba Ponari. Në rubrikën ‘Ask me’ në instastory, Ponari ju përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, ku ndër ta zbuloi më në fund edhe datën e saktë të programit të së dielës në Top Channel.

Moderatorja simpatike do të prezantojë fundjavave krah Edi Manushit, ndërsa mendohet se emisioni do të ketë një sërë rubrikash, ku një ndër ta do ta moderojë këngëtarja Jonida Maliqi.

Previous ArticleNext Article