Nesër Xhemi ka ditëlindjen, ndërsa Arbana ka vendosur t’a ‘torturojë’ për 48 orë!

Më 4 janar Xhemi Shehu ka ditën e saj të lindjes, ndaj shoqja e saj e ngushtë Arbana, duke filluar që ditën e djeshme ka vendosur të postojë në story të gjitha fotot me të, sigurisht siç vetëm një shoqe e ngushtë di të të ‘torturojë’.

“Duke numëruar mbrapsht deri në ditëlindjen e Xhemit, me disa nga kujtimet më të bukura tonat nga viti i kaluar. Ku e rëndësishme ka qenë të kem dalë mirë unë sigurisht”; shkruan Arbana në foton e parë të postuar ku duken dy shoqet në makinë me syze të errëta. Në fakt në këtë foto si Arbana, ashtu edhe Xhemi kanë dalë bukur, ama kjo është e vetmja foto ku vajza e ditëlindjes është nën fokusin e aparatit, pasi në postimet e tjera të Arbanës, Xhemit i ka dalë ose ndonjë kapuç, ose ndonjë këmbë, apo edhe vetëm kurrizi.

Bukuroshja e Portokalli duke e njohur mirë shoqen e saj, ka reaguar menjëherë

“Ej seriozisht e ke? 48 orë me foto të ndyra??”: i shkruan Xhemi Arbanës, edhe pse e di mirë, ajo e ka shumë seriozisht. Pra, deri nesër në instastoryn e Arbanës do të shohim vetëm foto ku sigurisht ajo ka dalë mirë vetë.

E dimë, kështu ju torturon edhe ju shoqja juaj e ngushtë me siguri!

Previous ArticleNext Article