Ndahet nga jeta ish-portieri i kombëtares, gjyshi i modeles së njohur shqiptare

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mikel Janku.

Janku humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 78-vjeçare ndërsa njihet për kontributin e tij jo vetëm në fushën e blertë por edhe jashtë saj. Për shumë vite Mikel Janku i është përkushtuar gazetarisë sportive. Për gati 15 vite ai ka kontribuuar si zëvendëskryeredaktor në gazetën “Sport Ekspres”. Gjithashtu, ka kontribuuar si komentator dhe opinionist në RTSH.

Por Mikel Janku është gjyshi i modeles së njohur shqiptare Vivian Canaj, e cila vetëm pak minuta më parë ka shkruar disa fjalë prekëse për njeriun e saj të dashur.

“Do na mungosh pafund gjyshi im i shtrenjtë Mikel Janku”, shkruan Vivian bashkëngjitur disa fotove të legjendës së futbollit shqiptar.

Previous ArticleNext Article