Gjendet pa jetë në shtëpinë e saj modelja e klipit të Majk 0

 

Në fund të muajit nëntor këngëtari Majk publikoi këngën e tij “Qikita” dhe figurantja kryesore në klip ishte një vajzë bukuroshe me flokë kaçurrela. Por siç raportojnë mediat, modelja e quajtur Marija Ćurčić, ka kryer vetvrasjen në shtëpinë e saj në Beograd më 11 nëntor të 2018-ës.

Bukuroshja serbo-kongoleze siç raportojnë mediat është e bija e gazetares së njohur të “Al Xhazirës”, Ana Mari Alves Çurçiq dhe mësohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e një gjendje të rënduar mendore pasi mendohet se vuante nga depresioni.

Klipi i këngëtarit “Qikita” siç duket edhe nga pamjet me siguri është xhiruar në muajt e vetës, pak para ngjarjes tragjike dhe mendohet se reperi e ka publikuar më 30 nëntor edhe për shkak të ngjarjes së rëndë.

Previous ArticleNext Article