AMA ‘paralajmëron’ Top Channel: Shkelje në historinë e “Dua të të bëj të lumtur’

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) i ka tërhequr vëmendje televizioni Top Channel lidhur me emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’, që transmetohet të shtunave në mbrëmje.

Insitucioni ka vërejtur shkeljen e bërë në një nga historitë e trajtuara në emisionin e së shtunës dhe më saktësisht në rastin e surprizës që Elida kërkoi t’i bëjë bashkëshortit të saj Arjanit, nisur nga reagimi masiv në rrjetet sociale por edhe nga reagimi i 36 organizatave të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe e të drejtave të vajzave dhe grave.

“Mënyra e trajtimit të historisë personale të Znj. E. justifikon dhe legjitimon ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh, të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës. Zonja E. i kërkonte falje bashkëshortit në emision për faktin që e kishte denoncuar në polici pas dhunës së ushtruar prej tij dhe kjo jepej në televizion me nota romantizmi”, shkruhet në letrën që AMA i ka drejtuar Top Channel.

Kështu AMA ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Top Channel, madje duke shkruar se në rat përsëritjeje të shkeljes do të nisë procedimin sipas ligjit.

 

Previous ArticleNext Article