KreuStil Jetese

Meghan Markle i la të gjithë pa fjalë me veshjen që përdori për të shkuar në teatër!

Dukesha e Sussex-it e rrëmben vëmendjen me cdo gjë që bën, dhe së fundi, fokusi u kthye tek vizita e saj në Teatrin Kombëtar, një nga patronazhet e deleguara nga Mbretëresha Elizabet. Kombinimi i fundit i saj ishte tepër i bukur: fustan dhe xhaketë e së njëjtës ngjyrë pjeshkë e zbehtë në rozë, por Meghani ( që po diskutohet shumë për shpenzimet marramendëse)  si gjithmonë nuk mund të blinte gjëra të lira: fustani I Brandon Maxwell kushton 1,728 paund, dhe xhaketa e së njëjtës firmë akoma më shumë: 2,004 paund.

Kombinimi bëhej perfekt me këpucët nudë dhe cantën delikate.

Edhe pse Meghani punoi 10 vjet në televizion, rrënjët I ka në teatër dhe ky patronazh I është dhënë duke mbajtur parasysh pikërisht lidhjen e saj me artin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF