Zakonisht ndodh e kundërta, por kjo bukuroshe shqiptare la Amerikën për Shqipërinë dhe është shumë e kënaqur!!!

Vajza bukuroshe me tiparet e theksuara mesdhetare ka rënë në sy për pamjen e fizikun e lakmueshëm. Lejla Kraja ka lindur në Kaliforni, por ka zgjedhur të kthehet në vendlindjen e prindërve dhe të ndjekë këtu një ëndërr të hershme: televizionin.

Lejla, pjesëmarrëse në “ Miss Amerika 2017“, si përfaqësuese e Kalifornisë, rrëfeu tek “Rudina“ se fillimisht, në Shqipëri kishte ndaluar vetëm për argëtim, por përmes miqve kishte gjetur një hapësirë në Digitalb.

Sic rrëfen, e kishte pasur të vështirë në fillim me gjuhën. E kisha harruar komplet, tha Lejla, duke shtuar se e rimësoi gjatë këtij viti. Edhe pse e pëlqen shumë moderimin në sport, thotë se nuk e merr lehtë, sepse e konsideron përgjegjësi të madhe të kesh një program televiziv!!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article