Hailey dhe Justin e ruajtën ‘veten’ për natën e parë të martesës

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber lidhën kurorë në muajin shtator, 12 javë pasi u njohën dhe iu drejtuan gjykatës së New York-ut për t’u bërë ligjërisht burrë e grua.Modelja 22-vjecare dhe Bieber 24 vjeç,, kanë folur për “Vogue” edhe për marrëdhënien e tyre intime, rrëfyer se ata nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale deri në momënetin që u martuan.

Çifti pohoi se fakti që e ruajtën veten deri në natën e parë të martesës ka qenë një ndër vendimet më të mira që kanë marrë ndonjëherë.

Këngëtari Justin Bieber pohoi se ka qenë besimi i tij fetar që e detyroi atë të hiqte dorë nga marrëdhënia seksuale, dhe shtoi se ai ka pasur një problem legjitim me seksin. Ai zbuloi se në qeshor të 2018-ës, ku u njoh me modelen Baldëin, ai kishte më shumë s e1 vit pas kryer marrëdhënie, duke nënkuptuar kështu se edhe gjatë rikthimit me ish-të dashurën Selena Gomez, si kishte qëndruar larg marrëdhënieve intime për një pjesë të mirë të kohës, sepse historia përfundoi në pranverën e vitit të shkuar.

Ndër të tjera 24-vjeçari shtoi se “Zoti nuk na kërkon ne të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla, por sepse ai përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Ndonjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë diçka të tillë. Unë doja t’ja dedikoja veten time Zotit në këtë mënyrë sepse vërtetë e ndjeva se kjo ishte në të mirë të gjendje sime hpirtërore. Dhe si rezultat i kësaj, unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n”.’

Hailey dhe Justin ka një histori dashurie me ndarje e ribashkime përgjatë viteve 2015-2016. “Kur e pashë atë qershorin e shkuar, e kisha harruar sa shumë e kisha dashur dhe sa humë më kishte munguar e sesa ndikim pozitiv kishte pasur ajo në jetën time”, tha Bieber.

Çifti u fejuan në 7 korrik në Bahamas dhe vendosën të jenë ligjërisht burrë e grua me një ceremoni sekrete në gjykatën e New York-ut. Të rinjtë parashikojnë të organizojnë edhe një ceremoni formale martese që do të jetë thjesht simbolike pasi tashmë janë lumturisht të martuar.

Previous ArticleNext Article