E donte djalë, babai e braktisi në maternitet banoren e Big Brother Albania

Ajo ka qenë një ndër banoret më të spikatura në edicionet e reality show-t Big Brother Albania dhe edhe sot edhe pse kanë kaluar disa vjet Xhensila Pere shkakton reagime me deklaratat e saj.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në programin radiofonik “You&Me” dhe ka rrëfyer një histori që nuk e kishte ndarë më herët me publikun. Xhensila rrëfeu se si i ati e kishte lënë 3 ditë në maternitet me të emën, për shkak se donte djalë dhe jo vajzë.

“Nëse nuk e dini, babi më ka lënë tre ditë në maternitet kur kam lindur, sepse donte djalë. Pastaj për të shlyer gabimin, në një qytet të vogël si Pogradeci, mori taksi që të vinte të merrte mamin”, rrëfeu Xhensila me nota humori në “NRG Radio”.

Xhensila Pere është vajza e dytë e familje pas ka edhe një motër më të madhe.

Previous ArticleNext Article