KreuStil Jetese

E hoqën nga puna se shkoi në Top Channel, Alesia Bami rikthehet në ekran

Pasi u shfaq në emisionin e pasditen “Ftesë në 5” në Top Channel, Alesia Bamin e larguan nga puna si velinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan. Arsyeja ishte shkelje e rregullave dhe mosmarrja e lejes për intervistën që modelja 19-vjeçare dha në televizionin konkurrent.

Por duket se Top Channel i ka gjetur një vend Alesias në ekranin e madh, pasi siç bëjnë me dije burime të syri.net ajo do të nisë punën në këtë televizion. Mësohet se Alesias i është besuar një nga rubrikat e programit maratonë “E diell” që transmetohet të dielave, përkatësisht rubrika e llotarisë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF