Greta Koci rrëfen për koncertin GJIGAND ku erdhën vetëm 10 veta!

Kur një artist pranon ftesën e organizatorëve për të performuar diku, sigurisht që ‘sfida’ është që të vijnë sa më shumë publik, e mandej kjo përkthehet në sukses e të ardhura për këngëtarin. Pra makthi i një këngëtari është të mos i vijë publiku në koncert!


Por pritshmëritë jo gjithmonë shkojnë ashtu siç artistët apo organizatorët do të dëshironin, pasi ndonjëherë ka edhe surpriza (jo të këndshme).


E ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur disa vite më parë në një koncert në Zvicër.

Presupozohej se bëhej fjalë për një super organizim e jo më kot ishin zgjedhur disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare për të bërê koncertin ‘gjigand’, që duket se vetëm i tillë nuk ka rezultuar.


“Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një super organizim dhe ne thamë këtu do bëhet nami. Organizatori i koncertit u zhduk dy-tre orë. U shqetësuam shumë dhe kur erdhi ai, e pyetëm, si qe puna? Këtu tha, para 2-3 vitesh ka kënduar një grup i famshëm roku dhe rinia kanë pr.erë da.marët dhe ky vend është mbushur dhe mbahet si vend i keq. Ai nga ajo kohë nuk bëri më kurrë koncerte.”, ka treguar Greta Koçi episodin e çuditshmëm në karrierën e saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article