Moncler krijon xhupin-fustan për ditë të acarta!

Moncler ka menduar kësaj here për ata që kanë ftohtë, shumë ftohtë, e që njëkohësisht duan të duken edhe bukur. Në Javën e Modës në Milano, shtëpia e modës italiane ka prezantuar koleksionin Vjeshtë-Dimër 2019 ku ka ardhur më ngrohtë se asnjehëherë.

Modelet parakaluan pasarelën të veshura me xhupa të gjatë deri në fund të këmbëve, ku disa prej krijimeve kishin imituar edhe fustanet e mbrëmjeve, me ndryshimin e vetëm se copa nuk ishte saten, tyl, dandellë por një mbushje e fryrë me pupla.

Dimrin e ardhshëm shtëpia e njohur e modës me siguri do t’jua bëjë më të bukur e të ngrohtë!

 

Previous ArticleNext Article