Kourtney Kardashian sapo u (zh)vesh njësoj si Bleona Qerreti!

Fotot e saj në evenimentin e muzikës American Music Awards 2014, ku Bleona Qerreti u shfaq e veshur me një fustan-rrjetë përmes të cilit dalloheshin lehtësisht asetet e bombës shqiptare, bënë xhiron e rrjetit.

Bleona u komentua gjerësisht në portalet e huaja për guximin që shfaqi teksa u paraqit pothuajse e zhveshur në tapetin e kuq.

Dhe ja tek është sot 5 vite më vonë, një nga motrat e familjes së famshme Kardashian-Jenner e cila ka veshur një fustan-rrjetë identik me atë të këngëtares shqiptare.

Kourtney, Khloe dhe Kendall kanë bërë një set fotosh të e veshura tejet seksi e provokuese, ku më e madhja e motrave kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit në formë rrjete, duke ekspozuar format bombastike.

Previous ArticleNext Article