‘S’shkohet me taka në plazh’! Fansat kritikojnë Luana Vjollcën, përgjigjia do t’ju habisë

Luana Vjollca prej disa ditë ndodhet me pushime në Maldives dhe në llogarinë e saj në Instagram po publikon foto e video gjatë qëndrimit atje.

Pak orë më parë moderatorja ka publikuar një foto e ulur në një stol dhe në rërë shihet teksa ka lëshuar këpucët e saj me taka. E të menjëhershme kanë qenë reagimet e ndjekësve të saj të cilët e kanë kritikuar duke i vënë në dukje se në plazh nuk shkohet me taka, për më tepër me takë stiletto e kaq të hollë.

Por Luana jo vetëm që nuk e ka vrarë mendjen për kritikat që i janë bërë, por ka postuar edhe një tjetër foto duke treguar se në valixhen e saj të pushimeve gjenden edhe taka të tjera. Kështu moderatorja ka pozuar e veshur sërish mbi taka në rërë e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

Mesa duket Luana Vjollca preferon të veshë taka në plazh ndaj as që e vret mendjen ër komentet që i bëhen.

 

Previous ArticleNext Article