Raiden uron sot gjyshen për ditëlindje!

Mami i moderatores Jona Spahiu feston sot ditën e saj të lindjes, dhe ky vit e gjen atë për herë të parë, me statusin e ëmbël të gjyshes. Vajza Jona ka publikuar një foto të së ëmës e cila ndodhet mes kolegesh, në vendin e punës, në profesionin si edukatore.

“Ajo aty në mes është mami im; sot feston ditën e saj të lindjes, ja kështu në punë. Përveç bebushave aty, sot ditëlindjen ta uron edhe Raiden. Ndërsa unë bashkë me mamin tim, uroj dhe të gjitha zonjat që pavarësisht ditës, nuk e harrojnë detyrën”; ka shkruar moderatorja në urimin kushtuar se ëmës.

Jona është shprehur se ka një marrëdhënie tejet të ngushtë me nënën dhe motrën e saj, marrëdhënie kjo që u forcua edhe më me largimin e të atit nga jeta 6 vite më parë.

Zonja Spahiu u bë gjyshe për herë të parë më 22 shtator 2018, vajza e saj e madhe solli në jetë Raiden, e me siguri kjo ditëlindje do të jetë ndër më kuptimplotat për të.

 

Previous ArticleNext Article