Jennifer Lopez mori propozimin për martesë me një unazë MARRAMENDËSE!

Pas dy vitesh lidhje, duket se çifti i famshmëm i Hollywood ka marrë hapin e madh. Jennifer Lopez ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj Alex Rodriguez, i cili ka ditur ta bëjë këtë moment të paharrueshëm.


Unaza me një diamant gjigand, mendohet se ka një çmim numri i të cilit shkon me 7 shifra.


“Ajo tha Po!; ka shkruar ish-sportisti nën një foto në llogarinë e tij në instagram, ku duken duart e çiftit, ndërsa J.Lo mban në gisht unazën me gurin gjigand.


Sipas E!News me shumë mundësi unaza ka kushtuar rreth 1 milion dollarë.
50- vjeçarja dhe partneri i saj aktualisht po shijojnë pushimet romantike në Bakers Bay, Bahamas ku me shumë mundësi është bërë edhe propozimi për martesë.

Kjo do të jetë martesa e katërt për Jennifer Lopez!

Previous ArticleNext Article