Pak orë pas lindjes, Linda Halimi publikon foton e vajzës

Linda Halimi mbajti të fshehtë shtatzëninë për 9 muaj me radhë por nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë me vajzën e porsalindur.

Artistja shqiptare që jeton në ShBA ka publikuar pak orë më parë imazhet e vogëlushes Kaimana pak pasi ajo ka ardhur në jetë. Jo vetëm kaq por Linda ka vendosur që t’i hapë të voglës së saj edhe një llogari në Instagram me emrin Kaimana World.

Linda dhe bashkëshorti i saj Davon Edwards u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme pasi mbajtën sekret lajmin e pritjes së ëmbël.

Previous ArticleNext Article