KreuStil Jetese

Këngëtarëve shqiptarë u ndalohet hyrja për në SH.B.A!!!

Disa emra të njohur të muzikës në Kosovë e Shqipëri u është refuzuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Artistëve të njohur si Gena, Majk, Shkëlzen Jetishi (i njohur në art si Xeni) e Afrim Muqiqi u është ndaluar hyrja në Amerikë dhe kjo jo pa shkak.


Majk

Sipas Klan Kosova, arsyeja e refuzimit të vizës vjen për shkak se ata kanë kërkuar vizë turistike për në SH.B.A, por ndërkohë e kanë përdorur e shfrytëzuar atë për të mbajtur koncerte për shqiptarët atje, gjë për të cilën u është dashur vizë pune e jo turistike.


Gena

Ndërkohë që Afrim Muqiqi dhe Majk u është ndaluar hyrja përkohësisht në SHBA, me këngëtarët Xeni dhe Gena çështja është më e rëndë.

Burime të Gazeta Metro shkruajnë se dy artistëve në fjalë u është ndaluar përjetësisht hyrja për në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi nuk ka paguar detyrimet financiare dhe tatimore lidhur me fitimet dhe koncertet e mbajtur në shtetin amerikan.

Menaxherja e Genës, njëkohësisht bashkëshortja e tij, ka pranuar se artistit i është mohuar viza që në muajin dhjetor e i është përgjigjur interesimit të gazetarëve duke thënë se shkak për këtë janë bërë organizatorët e zgjedhur që nuk kanë qenë korrekt me gjithçka.


Afrim Muqiqi


Shkelzen Jetishi

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF