Tuna dedikim këngëtarit të njohur: Faleminderit që më ke duru!

Pak ditë më parë nëpërmjet një koncerti privat, ajo lançoi albumin që mendohet se do ta rikthejë fuqishëm në tregun muzikor.

Sot këngëtarja Tuna i ka dedikuar disa rreshta një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të këtij albumi, kolegut Ylli Limani. Sejdiu ka falenderuar artistin e ri për pjesmarrjen dhe për besimin që duket Ylli ka patur tek ajo, ku vetëm sot po zbulojmë se paska qenë pikërisht ylli i hitit “Dritat” që e ka bindur kënëgtaren shkupjane të realizojë këtë përmbledhje muzikore.

“Yll, mezi pres publiku të dëgjojë këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu siç ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë Faleminderit dhe për të shprehur mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik. Të faleminderit që më binde se të gjitha ato që kam për brenda (e të cilat ta kam lodh krytë ditë e natë) duhet t’i derdh në këngë. Të faleminderit për pjekurinë artistike, faleminderit që ishe pjesë e albumit. Faleminderi që i dhe koncertit nur të veçantë, faleminderit që më ke duru. Faleminderit që të kam…”; ka shprehur në rreshta Tuna gjithë respektin dhe vlerësimin që ka për kolegun e saj.

Previous ArticleNext Article