Tashmë është zyrtare, Grida Duma ndahet nga bashkëshorti! 0

Është përfolur disa herë një ndarje e tille në media, por jeta e Grida Dumës vazhdonte e pashqetësuar duke bërë kështu të mendohej se ishin thjesht fjalë ato që qarkullonin.

Por tashmë është zyrtare: ish-deputetja e PD-ës, Grida Duma i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj Ilir Shqina. Burimë për ‘Shqiptarja.com’, zbuluan dhe dokumentin e divorcit, të cilin rezulton ta ketë kërkuar vetë Grida, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Në dokument thuhet se:

Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë“.

Previous ArticleNext Article