Anjeza Shahini nxjerr fotot e para me të bijën ( dhe kur u bë kaq e dobët prapë??)!!

Pritjes së ëmbël të saj i erdhi fundi përpara disa javësh; vogëlushja e saj Viktora është një gëzim për nënë dhe të atin, diplomatin Paul Edward Conolly. Një gëzim të cilin Anjeza, e cila shtatzaninë e mbajti fillimisht larg syve të publikut, tani po kërkon ta ndajë dhe me të tjerë.

Këngëtarja ka hedhur foto, edhe pse jo të plota të vajzës, si dhe një të fundit ku shihet duke e nxjerrë vogëlushen për shëtitje.

Ishte e pamundur të mos dallonim aty formën shumë të mirë fizike të Anjezës, e është rikthyer me një shpejtësi befasuese tek linjat e saj!

Previous ArticleNext Article