KreuCelebrity

50 vjeç dhe seksi; 5 shqiptaret VIP që e dëshmojnë!

 

Të sfidosh kohën që ikën pamëshirshëm është dëshira më e madhe që çdokush prej nesh me siguri ka. Të  gjithë do të donim të qëndronim përjtësisht të rinj, të bukur, të freskët…Por ora biologjike nuk na e lejon këtë gjë ndaj të gjithë kush më herët, e kush pak më vonë do të gjendemi përpara asaj që shpesh i druhemi, plakjes…

Por e keni menduar ndonjëherë që është pikërisht ajo, koha që mund të kthehet në favorin tuaj?! E keni menduar ndonjëherë që kur të jeni në 40 apo 50 vjeç do të dukeni shumë më bukur se sot që mund të jeni 20 vjeç?! Po, ndodh dhe ne kemi dëshmi ‘të gjalla’. Disa prej emrave më të njohur të ekranit shqiptar e vërtetojë më së miri këtë fakt:

 

Eranda Libohova:

Ishte pothuajse e pabesueshme kur mësuam se më 11 shtator Eranda mbush 50 vjeç. Artistja e dhjetra hiteve, dashamirësit e së cilës nuk kanë as moshë e as brez, duket se e ka fituar ‘betejën’ me kohën, pasi në rastin e saj vitet që ikin nuk prishin asnjë punë, përkundrazi më mundësitë që të ofron koha, e me stilin e veshjes gjithë shije të Eranda Libohovës, ajo duket se është e destinuar për të qenë përjetësisht e freskët.

Monika Lubonja:

Ka qenë dhe është ende sot, një nga aktoret më të bukura që ka teatri dhe kinematografia shqiptare. Një portret i ëmbël, me sytë që duken sikur vetëm qeshin, Monika Lubonja i ka ‘larë hesapet’ me kohën, pasi duket se vitit që ikin po ‘punojnë’ në favor të saj. Për pak ditë aktorja bukuroshe mbush 50 vjeç, gjë që nëse nuk do t’ua thonim, me siguri ju do të vinit bast se ajo është tek të 40-tat.

Eli Fara:

Është e pakontestueshme, ajo mbetet një ndër gratë më të bukura shqiptare. Sot 52 vjeç, numër i cili mbetet vetëm në dokumentat e saj, pasi tek Eli, në portretin dhe fizikun e saj, vështirë se mund të gjesh shenja të 5 dekadave jetuar.

Mihrije Braha:

Duhet të jetë bukur, kur që në momentin e parë që del në skenë publiku të mrekullohet nga portreti i këngëtares, e të vazhdojë po njësoj ende sot që numëron 52 vite jetë. Ashtu ka ndodhur me artisten nga Kosova Mihrije Braha, e cila që nga dalja e parë e deri sot, shprehja ‘sa e bukur je’ e ka shoqëruar kudo e kurdo.

Vjollca Hoxha:

2 ditë më parë ajo festoi 50-vjetorin e lindjes, e duket se ky vit jubile e ka gjetur Presidenten e Top Media më në formë se kurrë. Bizneswomen e suksesshme, nënë dhe gjyshe e lumtur dhe një zonjë tejet sharmante, Vjollca Hoxha nuk mund ta bënte më bukur se kaq ndërrimin  e ‘prefiksit’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF