Zbulohet konsulentja e stilit të Kate Middleton-it!!!

Zërat që Kate Middleton ka një guidë stili private, kanë kohë që qarkullojnë. Por, asnjëherë nuk ishte bërë publik emri i saj. Pra, bëhet fjalë për të talentuarën Ginnie Chadwick-Healey.

“Ginnie është arma sekrete e Katherine-s” ka thënë për Daily Mail, Richard Eden, njohës i mirë i monarkisë britanike. “Ajo ka bërë diferencimin e garderobës për eventet publike, duke e ndihmuar dukeshën të fitojë besimin në vetëvete. Dhe për këtë Kate i është shumë mirënjohëse” ka vazhduar ai.

Ginnie Chadwick- Healey është vajza e një aristokrati londinez, e Lord Strathalmold dhe njëkohësisht shoqe universiteti e Kate-t. Ajo dhe i shoqi Oliver kanë shumë vite që e frekuentojnë çiftin mbretëror, që kur ishin në Universitetin e Shën Adreas. Ginnie për shumë vite ka punuar në revistën “Vogue” si konsulente mode.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article