KreuCelebrity

Celine Dione tre vjet pas vdekjes së shoqit: “Jam më e fortë se kurrë”!!

“Nuk e kam ndjerë veten më të bukur dhe më të fortë sesa tani. Jam krenare që tani në moshën 51 vjeçare kam arritur të jem e zonja e vetes”. Kështu ka thënë këngëtarja kanadeze për revistën “People”, tre vjet pas vdekjes së shoqit René Angélil, që ishte njëkohësisht dhe menaxheri i saj.

Celine i është dashur shumë të rimarrë veten pas një periudhe të errët, dhe ta fillojë gjithçka nga e para, duke filluar që me rritjen e fëmijëve binjakë, që sot janë 18 vjeç.  Më e rëndësishmja, iu rikthye profesionit të saj, këngës. U afrua me botën e modës, duke u kthyer në një ikonë mode, dhe lançuese e trendeve te reja dhe rikthimin e atyre të shkuara.

Sot Celine është imazhi i L’Orealit. Njeriu që i jep forcë? Miku i saj, stilisti dhe balerini Pepe Muñoz.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF