Lum kritikash ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës: Veshi atlete 500 euroshe! 0

Gruaja e presidentit të Francës Emmanuel Macron është vënë në qendër të kritikave dhe shkak është bërë veshja e saj (e cilësuar e kushtuese sipas qytetarëve francezë)


Gjatë një vizite zyrtare në Egjipt disa javë më parë, Brigitte Macron u shfaq e veshur me një kostum të hirtë ndërsa në këmbë kishte një palë atlete nga marka “Louis Vuitton” të cilat kushtojnë nga 580 deri 800 euro. Ka qenë pikërisht çmimi i atleteve të 65- vjeçares që është bërë shkak që qytetarët e thjeshtë por edhe mediat franceze të mos kursejnë kritikat ndaj zonjës së parë.


“Gruaja e presidentit shkel mbi rrogën e një punëtori të klasës së ulët në Francë”; ishte një prej komenteve shpotitës ndaj Brigitte.
Bashkëshortja e Macron u dha përgjigje më tej këtyre kritikave duke u shprehur se ajo nuk blen asgjë nga veshjet që mban në takime zyrtare. Zonja e Parë i merr veshjet hua, e njëkohësisht u bën reklamë stilistëve vendas.

Previous ArticleNext Article