KreuArt

Amaneti i fundit i tenorit Gaqo Çako për të birin Pirro!

Pak para se të ndahej nga jeta, tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako i ka thënë disa fjalë të birit Pirro, të cilat ai nuk i harron lehtë, madje i ka shenjuar në zemër si amaneti që i la i ati!

Kantautoti Pirro Çako ishte këtë të hënë i ftuar në programin “Rudina” ku rrëfeu arsyen e largimit nga kënga për shtatë vite, për t’u rikthyer vetëm disa javë më parë me këngën “Sekreti im”, një bashkëpunim me kēngëtaren Xhensila Myrtezaj. Gjatë pauzës së gjatë që Pirro mori në karrierën e tij, ai rrëfeu në studio se ishin prindërit ata që insistonin në rikthimin e tij në muzikë.


“Familja ime insistonte. Mamaja më lutej, pse nuk kthehesh. Kujtoj një debat kur babai ishte në muajt e fundit para se të ndahej nga ne, kur unë i thash ‘nuk dua të bëj më këngë’. Nërsa ai më kujtoi Verdin që nuk ndali kurrë së bëri këngë deri në moshën 82- vjeçare e ishte gjeni. ‘Pse mos të shkruash sa më gjatë, shkruaj më rrallë nëse do por kur të kthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ja vlejë’ Kjo frazë më kujtohet çdo ditë kur eci rrugëve, apo kur s’kam dëshirë të punoj. Kam bërë betimin që do t’ia realizoj atë dëshirën pët të mos ndalur asnjëherë së bëri muzikë, por gjithmonë me moderacion”; rrëfeu me sytë e lagësht tejet i mallëngjyer Pirro Çako.


Tenori Gaqo Çako u largua nga jeta në gusht të vitit 2018 duke i lënë një pasuri të larmishme artit shqiptar!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF