Ishte gjithmonë gati të ndihmonte të tjerët“- dedikimi i ndjerë i princit Albert për të ëmën, Grace Kelly!

Në 18 prill, do të ketë një event në kremtim të 90 vjetorit të lindjes së Princeshës së Monakos, Grace Kelly. I biri, princi Albert, ia bëri dedikimin që tani. I ftuar në studion RFM, ai bëri një rrëfim që tregon shumë mbi karakterin e të ëmës.

“ Ajo që më ka befasuar gjithmonë ishte mirësia e saj, bujaria e saj e madhe si e mendjes, ashtu dhe e zemrës; ajo ishte gjithmonë e gatshme për të dëgjuar dhe për të ndihmuar të tjerët“, këto ishin fjalët e princit të intervistuar nga Bernard Montiel. Grace Kelly, nga aktore me një karrierë të suksesshme në Hollivud, u kthye në princeshën e Monakos pas martesës me princin Ranier III prillin e vitit 1956.

Së bashku ata patën tre femijë, Caroline, Albert dhe Stephanie. Ajo vdiq ne 14 shtator 1982, një ditë pasi ishte përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.



 

Previous ArticleNext Article