KreuStil Jetese

Alarm i rrëmë! Çifti i njohur jo që s’janë ndarë por janë më të dashuruar se kurrë

Ata vazhdojnë të jenë çift e më të fortë se kurrë edhe pas pothuajse 6 vitesh bashkë.

Dy aktorët Jamie Foxx dhe Katie Holme bën një dalje të rrallë publike së bashku në Los Angeles të hënën mbrëma ndëra shkonin për të darkuar me vajzën e aktorit, 25-vjeçaren Corinne.

Është hera e parë që çifti shfaqet së bashku me një nga anëtarët e familjes së tyre, duke nënkuptuar kështu se marrëdhënia e tyre është shumë serioze. Një dëshmitar okular tha për DailyMail.com se jamie dhe Katie ecnin për dore së bashku dhe shijuan disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Aktorja e “Batman Begins” kishte veshur një palë xhinse të ngushta dhe një pardesy bezhë e balerina me print gjarpri, ndërsa aktori 51-vjeçar kishte zgjedhur një look më sportiv.

Këto foto janë kështu një dëshmi e qartë se çifti është bashkë ndonëse pak muaj më parë u përfol se ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Katie është nënë e një vajzë 12-vjeçare të quajtur Suri nga martesa me Tom Cruise dhe Jamie është baba i dy vajzave Corinne dhe Annalise 9 vjeçare nga marrëdhëniet e mëparshme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF