Fuqia, për pranverë- verën 2019, e ka emrin kostum!!!!

Më shumë se kurrë, do ta shohim kostumin gjatë kësaj pranvere, madje dhe kur termometri të shënojë tempertaurat më larta, në çdo formë dhe ngjyrë. Ngjyra elektrizuese, të verdha, të kuqe, blu dhe çdo ngjyrë tjetër.

“Veshja duhet të korrespondojë me personalitetin dhe karakterin e gruas që e mban, nuk ka rëndësi ngjyra, e rëndësishme është që ajo të nxjerrë në pah vlerat”.  Fjalë të thëna nga një njohës i vërtetë i stilit si Alber Elbaz, ish- stilisti i shtëpisë së modes Lanvin, një nga pionerët e kostumit njëngjyrësh.

Zgjedhja e stilit është shumë e rëndësishme, se nuk mjafton vetëm fakti i formës së prerjes, po duhet patjetër që të jesh në harmoni me kohën. Si vishet një komplet me ngjyra, cila janë rregullat bazë, çfarë duhet të kemi parasysh:

T-shirt + sneakers. Nëse do të preferonit ta vishnit kostumin tuaj me një bluzë dhe atlete, ju këshillojmë të zgjidhni një bluzë të thjeshtë, pa logo dhe altelete minimaliste, të bardha ose në ngjyrë neutrutrale, që do të theksonin formën e kostumit dhe do t’ju jepnin një pamje elegante, të cilin mund ta përdorni fare mirë dhe në zyrë, madje dhe për takime pune.

Golf.  Një kostum me një golf me qafë të gjatë, a ka kombinim më elegant sesa ky? Gjatë kësaj periudhe është bukur të përdorni një model të tejdukshëm, normalisht që xhaketa duhet të mbërthehet e tëra. Ngjyra? Padyshim të jetë në kontrast me xhaketën.

 

Previous ArticleNext Article